Aplikacion
E ftuar në “Pushime on Top”, Arta tha se po jeton një periudhë shumë të mirë, me shumë krijime dhe këngë të reja që ka krijuar dhe i ka në studio, por po ashtu verën e ka të zënë me koncerte dhe e gjithë kjo, falë BBV:
“Big Brother m’i ka nxehur motorët dhe tani nuk kam të ndalur, jam pa pushim, në lëvizje. Është një koncept që, nëse di ta shfrytëzosh, besoj që ia sheh hajrin”, tha ajo.
“Dmth nuk je penduar që ishe pjesë e Big Brother?”, ishte pyetja tjetër e Leit, por këngëtarja menjëherë ia ktheu se, përkundrazi, e kujton si përvojë shumë të bukur.
“Jo, është diçka shumë e thjeshtë. Mendo për diçka që e ke përjetuar. Nëse ke ndjenjë të mirë, pozitive për të, atëherë nuk ke pse pendohesh. Unë, kur mendoj për Bigun, e kam një ndjenjë të mirë, ishte një atmosferë e këndshme për mua, sepse e pata vendosur që në fillim të tregoja talentin dhe anën pozitive të Artës…”.
Dhe kështu bëri. Artistja nga Kosova është në periudhën e saj më të mirë, në karrierë, në muzikë, por, pse jo, edhe në anën e saj personale. /ZOOM.AL/