Aplikacion
Prestigjiozja gjermane “Bild” gjithashtu ka raportuar rreth skandalit dhe hetimeve. Media në fjalë ka nxjerrë disa detaje të reja sa i përket këtij sulmi, me viktimën që thuhet të ketë pasur lëndime tipike që ndodhin në një sulm seksual.
Por kjo nuk është e gjitha. Rasti nuk ka qenë aq i qartë për policinë, pasi është zbuluar se 18-vjeçarja ishte në kontakt me 26-vjeçarin shqiptar dhe se ai i ka thënë lamtumirë pasi u largua, me shpresën se do ta shikonte sërish.
Pyetja që ka ngritur Prokuroria Publike e Dortmundit është: “A e dinte ai që do të refuzohej nga 18-vjeçarja dhe për këtë arsye e përdhunoi?”, gjë që vazhdon të jetë e paqartë.
“Ne po kontrollojmë nëse mund të marrim deklaratën e të akuzuarit përmes një kërkese për ndihmë juridike”, tha prokurorja publike Sonja Frodermann.
Megjithatë, ky proces administrativ është shumë i ndërlikuar, veçanërisht për shtetet që nuk i përkasin BE-së. /ZOOM.AL/
Trump zgjedh në krye të FBI-së të besuarin e tij: Do të çmontojë bandat e emigrantëve