Aplikacion
Duke shprehur vlerësimet për ekipin kundërshtar, Luis De la Fuente nënvizoi se të dyja skuadrat janë në formë të mirë, me lojtarë të mëdhenj.
Gjatë 90 minutave në fushë, shtoi ai, Spanja do të bëjë ç’është e mundur për të sulmuar, zotëruar topin dhe për të shënuar.
“Jemi të lumtur dhe të emocionuar. Do të luajmë kundër një rivali kaq të rëndësishëm, me lojtarë të mëdhenj. Dhe kjo na fton të mendojmë se do të jetë një spektakël fantastik.
Mendoj se të dyja skuadrat vijnë në një moment të mirë në këtë finale. Do të jetë një spektakël i madh për njerëzit që të vijnë të na shohin dhe të shijojnë ndeshjen.
Kemi stile shumë të ndryshme loje. Ata kanë lojtarë që ju pëlqen të vrapojnë shumë kur gjejnë hapësira.
Pak nga pak, ne do të përpiqemi të imponojmë lojën tonë, duke patur më shumë zotërimin e topit. Por ne kemi dhe opsionin për të luajtur në kundërsulm.
Gjithsesi ka edhe aspekte të tjera si të mos bësh gabime, ndjesia për të ditur se ka pak marsh për gabime apo dëshira për të fituar.
Ka shumë aspekte psikologjike që mund të kenë efekt në zhvillimin e ndeshjes. Ne do të përpiqemi t’i dominojmë këto elemente që luajnë një rol të rëndësishëm gjatë ndeshjes, në mënyrë që të kemi kontroll mbi këto situata”, tha tekniku spanjoll.
“Prokurori Olsi Dado liroi autorin e vrasjes në Ndroq”/ Pas deklaratës së Berishës, reagon SPAK