zoom

Aktualitet

EMRI/ S’donte të paguante parkimin, roja plagos ish-efektivin e Policisë, i dënuar për drogë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Sarandë.

Ish-efektivi i Komisariatit të qytetit bregdetar, Lavdosh Metaj, 41-vjeë, i arrestuar në vitin 2021 për shpërndarje kokaine dhe i liruar 3 muaj më parë më parë për shkak të amnistisë, ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

41-vjeçari me origjinë nga Mallakastra, dyshohet të jetë goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë. Metaj kishte parkuar automjetin brenda hotelit dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën.

Për këtë shkak është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me rojen e hotelit, ç’ka ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Metaj është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën i parë. Policia është ndodhur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar me inicialet A. Sh., që më tej u vu në pranga dhe dëshmoi dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.

Lavdosh Metaj ka shërbyer për disa vite në Komisariatin e Policisë Sarandë në detyra të ndryshme. Në qershor 2021, teksa shërbente në repartin “Shqiponja”, u arrestua pas një operacioni të AMP. Ai u akuzua për shpërndarje kokaine në qytet, ndërkohë që procedimi fillestar kishte nisur edhe për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës drejt Greqisë.

Nga kontrolloi AMP i zbuloi atij 166 gram kokainë e destinuar për shpërndarje në qytetin e Sarandës. Metaj u dënua nga Gjykata e Sarandës me 5.4 vite burg, por u lirua për shkak të amnistisë në prill të vitit 2024.

Atë kohë pas lajmit të arrestimit, ranë në sy në profilin e tij të rrjetit luksoz, fotot me jetën luksoze që bënte, që duket se kanë qenë edhe indicio për hetimin e kolegëve dhe AMP. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura