zoom

Aktualitet

I nxehti afrikan do të “mbërthejë” vendin, ja ditët kur temperaturat do të shkojnë 44 gradë

Ditët në vazhdim do të jenë të nxehta.

Kjo për shkak të përfshirjes së të gjithë vendit nga vala e të nxehtit afrikan, që do të bëjë që termometri të regjistrojë vlera ekstreme.

“Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën e martë temperaturat pritet të shkojnë deri në 44 gradë Celcius”, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit, ndërda rritja e temperaturave vijoi edhe gjatë ditës së sotme, euke regjistruar vlerën 42 gradë Celcius në zonat e ulëta.