Aplikacion
Autoritetet italiane kanë arritur të zbardhin një krim të rëndë, vrasjen e Francesca Deidda nga bashkëshorti i saj, Igor Sollai.
Ky i fundit, siç kanë zbuluar hetimet, e kishte zhdukur trupin pas vrasjes dhe për disa muaj me radhë kishte bërë të afërmit e saj të besonin se ajo ishte gjallë.
Ai kishte marrë telefonin e partneres dhe e kishte përdorur për të shuar dyshimet tek të afërmit se 42-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Igor Sollai u zbulua nga autoritetet, por ende nuk ka asnjë gjurmë të trupit të gruas së tij.
Hetimet nxorën në pah se Sollai kishte dërguar mesazh edhe për dorëheqjen e 42-vjeçares nga puna, ndërsa me të afërmit e saj ai nuk pranonte kurrë biseda telefonike.
Francesca Deidda u raportua e zhdukur nga vëllai i saj në fund të majit, ndërsa sot gjyqtari hetues i gjykatës së Cagliarit la në fuqi arrestimin e bashkëshortit të saj, Igor Sollai, me urdhër të prokurorisë.
Digjet makina e prokurorit Xhelal Bajrami dhe zyra e këshilltarit komunal në Kumanovë