zoom

Aktualitet

Ish-burri i vrau bashkëjetuesin, rrëfehet 27-vjeçarja: Policia tallej me mua kur e denoncoja…

E reja, ish-burri i të cilës vrau me thikë bashkëjetuesin ditë më parë në Fier, ka denoncuar publikisht neglizhencën e Policisë vendore ndaj denoncimeve të saj për dhunë e kanosje me armë.

Në intervistën që ka dhënë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, 27-vjeçarja rrëfen detajet e ngjarjes së rëndë dhe dinamikën e konflikteve.

Ish-burri 39-vjeçar, Xhulian Miho, ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes, në lagjen “Kryengritja”, me motive xhelozie.

Teksa ishte në një lidhje telefonike, 27-vjeçarja shprehet se efektivët e Policisë në Lushnjë, nuk e kanë marrë seriozisht problemin që ata kishin. Në një moment 27-vjeçarja rrëfen një fragment nga të paktën 7 denoncime që kishte bërë në komisariat,

“Unë ju thashë më vjen ish-burri me thikë poshtë pallatit, policët më talleshin dhe më thonin vjen se të shpreh dashurinë e të bën serenata, është për të vënë duart në kokë’’, shprehet 27-vjeçarja.

Gjithashtu ajo denoncoi rastet e përsëritura dhe kërcënimet e ish-burrit, teka si shkak për ndarjen deklaroi pikërisht dhunën që ai ushtronte. Në një moment ajo tregon se edhe të ndjerin, Xhimi Baka, me të cilin po bashkëjetonte kohët e fundit, e kishte paralajmëruar se ish-burri mund ta vriste me thikë.

“Në polici kam shkuar mbi 7 herë, kam shkuar me prova me video dhe voice që më kishte kërcënuar. Më thonin “Hë se nuk ju vrau vërtetë”. Me këtë na përcillte policia. As nuk e thërrisnin t’i thonin mos iu afro sepse është me urdhër mbrojtje. Më thoshte nuk e di ti që unë i kam të tërë miq dhe nuk më gjen gjë?

Nuk kisha mundësi që ta paguaja dhe kërkova një avokat shteti. Edhe Xhimi thonë që s’ka bërë kallëzim, por ai ka qenë 3 herë dhe njëherë kemi qenë bashkë. Është për të vënë duart në kokë, unë ju thoja policivë që më vjen poshtë pallatit me thikë, policët më thonin vjen për serenata, ata talleshin”, tregon 27-vjeçarja.

I dyshuari i zuri rrugën pranë një lokali afër banesës 23-vjeçarit, duke e masakruar për vdekje me thikë dhe u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë javën e kaluar. /ZOOM.AL/