Aplikacion
Ata e nisën historinë e tyre të dashurisë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” dhe kur përfundoi eksperienca, ata e vazhduan marrëdhënien e tyre edhe jashtë dhe u bënë edhe prindër të një djali, Trev.
Mirëpo së fundmi, në rrjetet sociale është vënë re të paktën një ftohje mes tyre.
Një ditë më parë Dagz festoi ditëlindjen e tij të 32-të, por në festë nuk u pa Einxhel Shkira.
Po ashtu, në “Instagram” mungoi edhe urimi i saj për dj Dagz, ndërsa në postimin që Dagz bëri për ditëlindjen e tij, fotot e postuara ishin vetëm me djalin, ndërsa në portretin familjar mungonte Einxhel.
Këto detaje kanë shtyrë ndjekësit të mendojnë se dyshja po kalon një periudhë të vështirë dhe se mund të jenë drejt ndarjes.
As Einxhel, as dj Dagz nuk kanë reaguar deri tani.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet