Aplikacion
Përmes një shkrese zyrtare, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë mendim edhe nga Komisioni i Venecias për çështjen “Xhaçka” para se të marrë vendim për mandatin e saj, duke zvarritur kështu procesin gjyqësor dhe duke shtyrë vendimmarrjen finale të trupës gjykuese.
“Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre poarashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Kushtetuesen”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Kuvendit.
Më herët, çështja e mandatit të Xhaçkës përplasi institucionalisht Parlamentin dhe Gjykatën Kushtetuese, pasi gjatë një votimi vendosi të bllokojë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i kërkonte Kuvendit të dërgonte për interpretim në këtë gjykatë shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të Xhaçkës.
Mazhoranca ka rrëzuar dy herë kërkesën e opozitës për ta dërguar këtë çështje për interpretim në Kushtetuese.
Mocioni ndaj Xhaçkës u ndërmor nga opozita në qershor 2022 pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik dhe iu dha me vendim qeverie e drejta e përdorimit të brigjeve të detit para hotelit.
Në padinë e saj, PD kërkon deklarimin e këtij vendimi si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe dhënien një interpretimi përfundimtar të zgjidhjes së konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe pakicës parlamentare të 1/10 e deputetëve.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet