Aplikacion
Përmes një njoftimi zyrtar, GJKKO shprehet se të pandehurit në këtë çështjes janë: Erjon Kasmi, Xhulian Xhafa, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi.
Referuar SPAK, organizator i kësaj skeme është Erjon Kasmi, ndërsa ata akuzohen për përfshirje në skemën mashtruese të call-center, të cilët kanë shkaktuar të paktën një dëm prej rreth 7 milionë euro qindra shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian.
Nga hetimet e procedimit penal të vitit 2021 ka rezultuar se shtetas gjermanë, francezë, italianë, spanjollë dhe grekë ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall sh.p.k., shoqëri me lidhje me Kasmin dhe Xhafën, që të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese.
Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si në Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Sipas prokurorisë, është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri. SPAK konstaton dëme financiare në dëm të qytetarëve evropianë në vlerën rreth 7 milionë euro.
Vendimi nga GJKKO:
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj Erjon Bani dhe Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 190, 379, 380, 389, 380, 388 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 1/c, 28/4, 47-50, 55, 143/b/2, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43, datë 08.07.2024, vendosi:
Në bazë të nenit 190, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, sendet e tjera të sekuestruara prova materiale t’i kthehen prokurorit në kuadër të procedimit të ndarë 300/1 të vitit 2021.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës