Aplikacion
Mazhoranca mësohet se ka depozituar sot në Kuvend një projektligj, në lidhje me ndryshimin në Kodin Zgjedhor, ku përfshihet edhe vota e emigrantëve, por pritet konfirmimi nga palët nëse ka dakordësi dhe nëse ky fakt qëndron.
Në pamundësi të konsensusit me opozitën në grupin e dialogut, nisma e propozuar adreson vetëm reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë detyrim për Kuvendin.
Përcaktohen modalitetet që e bëjnë të zbatueshme votën e emigranteve që në zgjedhjet e ardhshme te vitit 2025. Gjithashtu, propozimi për formulën e re te përcaktimit te herësit ne ndarjen e mandateve brenda partisë/koalicionit. Por do jetë Parlamenti me votat e tij që i ka mazhoranca, që do vendosë nëse vota e Diasporës do përfshihet.
Herësi sipas formulës se re nuk do te jete me i madh se 7000 vota. /ZOOM.AL/