zoom

Aktualitet

Përplasi për vdekje vogëlushen sllovake, vendoset në pranga shoferi 18-vjeçar

Policia ka arrestuar 18-vjeçarin, që përplasi për vdekje 8-vjeçaren sllokave në aksin “Maminas – Gjiri i Lalzit”.

I riu me iniciale G. Gj., u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

E mitura e aksidentuar u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në  segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital”, njoftoi policia.