zoom

Slider

Aktori i famshëm: Dëshiroj të vdes në të njëjtën dhomë ku vdiq djali im

Aktori dhe komediani amerikan Rob Delaney dëshiron të blejë shtëpinë ku vdiq i biri në mënyrë që të mund të përjetojë momentet e tij të fundit atje.

Djali 2-vjeçar i Delaney, Henry, vdiq në vitin 2018 pasi u diagnostikua me tumor në tru. Dhe aktori tha se kishte pyetur qiradhënësin kur u shpërngul: “Dëgjo, nëse do ta shesësh ndonjëherë këtë vend, më njofto fillimisht sepse do të doja ta bleja.”

Më pas shtoi: “Pra, kur të jem 81 vjeç, mund të zvarritem këtu dhe të vdes. Në të njëjtën dhomë ku vdiq djali im, ku lindi djali tjetër.”

Para se të vdiste Henri, prindërit i thanë se po prisnin një fëmijë tjetër. Ylli i “Catastrophe and Deadpool 2” tha: “Ai duhej të dinte se kjo familje që e donte po rritej dhe se ishte dikush që ne do të mund t’i tregonim për të. Vëllai i vogël i Henrit lindi në të njëjtën dhomë ku vdiq Henri, dhomën tonë të ndenjes.”

47-vjeçari tha se ai dhe gruaja e tij, Leah, kishin menduar të largoheshin nga Londra, por kishin vazhduar të jetonin në qytet për shkak të kujtimeve të Henrit.

“Për shumë arsye, ne kemi qëndruar, njëra prej të cilave është që më pëlqen të shkoj tek lodrat ku luante Henri.”