zoom

Aktualitet

I moshuari nxirret i pajetë nga liqeni në Kukës. Çfarë thotë policia

Një 81-vjeçar ndërroi jetë këtë të shtunë në Kukës.

Sipas njoftimit të policisë, i moshuari u fut në liqen për t’u larë në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, por ai ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Familjarët e tij më pas kanë njoftuar policinë, që nxori nga uji trupin e pajetë të 81-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.