Aplikacion
Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.9 dhe e kishte epiqendrën në zonën e Pirgos në Peloponez.
Tërmeti u shoqërua nga dy paslëkundje të tjera me magnitudë 3.1 dhe 2.7.
Sipas mediave greke, prej panikut, njerëzit braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugë.
Deri tani nuk ka raportime për banorë të lënduar apo dëme materiale.