Aplikacion
Policia njofton se spikatja e tyre u bë nga monitorimi i zonës me mjete fluturuese pas lokalizimit të zonave të nxehta.
Aksioni u krye nga Policisë së Shtetit Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Skrapar, Krujë, Kurbin dhe Peqin, për asgjësimin e rreth 15 mijë bimëve narkotike, si dhe vënien para drejtësisë së shtetasve që ushtronin këtë aktivitet.
Më tej theksohet se shkuarja në territorin ku ishte mbjellë lënda narkotike ishte e vështirë dhe u desh mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes që kjo të bëhej e mundur. Prokuroria e Shkodrës po kryen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.
Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e fundit anti-drogë të ndërmarra në shumë territore të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se është shtuar numri i operacioneve në zonat me rrezikshmëri të lartë. /ZOOM.AL/