Aplikacion
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30, në lagjen nr.10. Gruaja me iniciale S.K., dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.
Si pasojë ajo mori djegie dhe dëmtime trupore. Gruaja u dërgua në spital, por nuk arriti që të mbijetojë.
“Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore”, raportoi policia në informacionin paraprak.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
U arratis pasi përplasi për vdekje 40-vjeçarin/ Momenti kur policia prangos shoferin (EMRI+VIDEO)