Aktualitet Aksident me vdekje në Tiranë, 35-vjeçari ndërron jetë në vendngjarje 04/07/2024 / 16:49 facebook messenger Whatsapp Twitter Një aksident i rëndë u shënua këtë të enjte në autostradën Tiranë-Durrës.Një 35-vjeçar me inicialet R. T. ndërroi jetë, sipas njoftimit të policisë, sepse humbi kontrollin e motomjetit me të cilin po udhëtonte.Mjeti doli nga rruga dhe për pasojë, 35-vjeçari humbi jetën në vend.