zoom

Lajme

Heidi dhe Romeo po planifikojnë dasmën? Ish-banorja rrëfen detaje

Dy ish-banorët e Big Brother VIP, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj po shijojnë dashurinë e tyre.

Pas përfundimit të spektaklit, ata janë parë bashkë në dreka e darka, duke parë ndeshje dhe në pushime në bregdet.

Heidi rrëfeu se ndihet shumë e dashuruar me Romeon dhe se deri tani familjarët e vetëm që ka takuar janë gjyshërit e tij.

Ajo shtoi se për dasmën, duhet më parë një propozim nga Romeo, për të cilin ish-banorja është ende në pritje.

“Ne nuk ndahemi dot nga njëri-tjetri. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët kaq të futura në Itali, njëlloj si Romeo këtu. Unë anoj më tepër tek Shqipëria. Më thotë gjithmonë Romeo po sikur…

Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në maksimum. Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte dhe ishte vonë. Poezinë që hodha në Instagram e kam pasur frymëzim të momentit. Ai më vendos këngët vlonjate. Kam qenë për drekë tek gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël.

Të keqen nëna më thoshte gjyshja Romeos. Familjarët ende nuk kanë ardhur këtu. Por do të shkojmë së shpejti atje. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”, tha Heidi në “Top Arena”.