Aplikacion
Bezos do të udhëtojë me vëllanë e tij, një 82-vjeçar që është pionier i aviacionit dhe një 18-vjeçar që do të bëhet personi në moshën më të re që fluturon në hapësirë.
Themeluesi i kompanisë Amazon e realizoi udhëtimin në hapësirë disa ditë pasi miliarderi Richard Branson i kompanisë Virgin Galactic bëri të njëjtën gjë më 11 korrik.
Blue Origin mori së fundmi miratimin e qeverisë amerikane për të dërguar pasagjerë në hapësirë, përfshirë edhe vetë zotin Bezos.
Kapsula e lëshuar nga raketa New Shepard arrin lartësinë 106 kilometra dhe ulet me parashutë në sipërfaqen e shkretëtirës, e ngjashme me mënyrën se si kapsulat e NASA-s Mercury, Gemini dhe Apollo uleshin në oqean.
Ky ishte udhëtimi i parë me pasagjerë për Blue Origin, e cila ashtu si Virgin Galactic e Richard Branson planifikon të fillojë të fluturojë me pasagjerë që paguajnë në muajt në vazhdim. Çmimet do të bëhet të njohura dhe biletat do të fillojnë të shiten pas fluturimit të zotit Bezos.