Aplikacion
Media të ndryshme kanë gjetur rastin të luajnë ndryshe me lajmin, diku me ironi dhe sarkazëm dhe diku me meme, si “JOQ” apo “Brryli”.
E para thekson me një foto të Beqajt në momentin e arrestimit, me diçiturën: “Kapet hajduti, 2 metra i gjatë…”. Teka tjetra i referohet deklaratave të vjetra për fondet dhe akuzat për vjedhje, duke shfaqur Beqajn në një moment parlamentar dhe me parullën se “kishte vjedhur 1,7 mld lekë, por ishte patriot se shante Greqinë!”.
Kurse në një tjetër meme, shfaqet aktori i humorit Ermal Mamaqi, i lidhur indirekt në hetimet e SPAK dhe dyshimet se ka bashkëpunuar me ish-ministrin në pastrim parash, teksa i telefonon Beqajt për t’i thënë se “i pastroi paratë e sterilizimit…”