zoom

Aktualitet

Mbyllen homazhet, Rama rrëfen amanetet e fundit të Kadaresë: Në Tufinë e përcjell vetëm familja…

Sapo janë mbyllur homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare dhe familja do mbajë procesionin mortor drejt Tufinës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në fjalimin e lamtumirës të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, edhe amanetet e fundit të gjeniut të letrave.

Ai tha se Kadare i kishte lemeri tubimet ndaj përcjellja e tij e përkohshme në varrezat e Tufinës, do të bëhet me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve.

“Ne i kemi vetëm, një detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën e vendin e duhur një banesë të fundit ku të mos ndjehet i kërcënuar as nga fqinjësia që e kishte lemeri e as nga nderimet e tubimet që i kishte llahtari. Sa për sot është kërkesë legjitime e Helenës që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve. Ju kërkoj mbylljen e homazheve”, tha ai.

Rama tha se Kadare meriton të prehet në një banesë të fundit, që do të jetë vetëm e tija dhe jo pranë vëllezërve Frashëri.

“Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija, jo me dëshmorët sepse ai nuk kishte qelizë as gatishmëri për të rënë dëshmor. Jo me vëllezërit Frashëri që ishin atë paktët që respektonin, se nuk ja kanë borxh t’i bëjnë vend dhe nuk na i ka borxh që ta lëmë në atë vetminë e tij. Jo tek parku përballë Rogner as te parku i Kryeministrisë”, tha ai.

Teksa rrëfen bisedat që ka pasur me Kadaresë, kryeministri shprehet se tani e kupton se përse ai nuk vazhdoi të shkruante më, sepse i ka thënë të gjitha me penën dhe shkrimet, thotë Rama.

“E gjitha kjo duket si një novelë e pashkruar, si dikur burgu që I futën në shpi të vdekur për së gjalli, duket si novelë mënyra si u trajtuan shkrimtarët dhe artistët e mëdhenj. Por s’mund të mungojnë në këtë novelë edhe plot të tjerë të varrosur e ç’varrosur. Në rolin e nënpunsit nga qeveria mendova qe po të bënim një kullë mbrapa Skënderbeut për të gjithë emrat e mëdhenj do ta mbyllnin. Pastaj u ndala i tmerruar se pash numrin e papërballueshëm të kërkesave të shumta për idenë ku ta varrosnim.

I dashur Ismail nuk ta tregoj do t sa do doja të ta tregoja ç’më panë sytë e ç’më tha mendja për tu marr me varrimin tënd. Por së paku faleminderit që më dhe atë përgjigjen që s’ta mora kur ishe gjallë më thoje nuk shkruajë më sepse i kam thënë të tëra. Më dukej mëkat që pena e tij rrinte e nuk shkruante më, por sot them që pena e tij i ka thënë të gjitha. Kam bindjen që ky vend nuk do e zhgënjej kurrë, Kadareja tha se jetoj për të e ky vend për të do të jetojë”, u shpreh Rama. /ZOOM.AL/