Aplikacion
Incidenti ndodhi në një satsang (një ngjarje fetare hindu) në distriktin Hathras në shtetin Uttar Pradesh.
Viktimat, përfshirë një numër të madh grash dhe disa fëmijë, ende nuk janë identifikuar.
Të mbijetuarit kanë përshkruar se si ndodhi fatkeqësia teksa ata u përpoqën të largoheshin nga ngjarja në fshatin Mughalgarhi.
Dëshmitarët thanë se dalja ishte shumë e ngushtë dhe kur njerëzit po largoheshin, një stuhi e fortë pluhuri çoi në konfuzion dhe panik, duke bërë që shumë njerëz të shkelnin njëri tjetrin me këmbë.
Një dëshmitar okular tha për BBC se gjithçka po shkonte mirë, derisa “papritur dëgjova britma dhe para se ta kuptoja, njerëzit binin mbi njëri-tjetrin”.
“Shumë u shtypën dhe unë nuk munda të bëja shumë. Unë jam thjesht me fat që kam mbijetuar.”
“Kur mbaroi predikimi, të gjithë filluan të largoheshin,” tha një grua e quajtur vetëm si Shakuntala për agjencinë e lajmeve Press Trust of India.
“Njerëzit ranë në një kanal pranë rrugës. Ata filluan të binin njëri mbi tjetrin dhe u shtypën për vdekje.”
Mes viktimave janë të paktën 3 fëmijë.