Aplikacion
E pyetur nga “Pushime on Top”, në një prej koncerteve ku ajo ishte pjesëmarrëse, Elhaida i mohoi lajmet se mund të jetë shtatzënë, por nuk mohoi se e ka në plane të afërta.
“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri” – tha këngëtarja, por më tej nuk pranoi të përgjigjej për pyetjen e radhës: “E keni në plan, e keni diskutuar?”
“Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem” – e mbylli ajo pa komentuar më shumë.
Dani dhe Agalliaj u njoftën gjatë spektaklit “Dancing with the stars”, ku ndonëse balerini ishte i fejuar atëkohë, nuk i pengoi ata të gjenin dashurinë e vërtetë.