Aplikacion
Mjeku Mohammed Abu Salmiya tha se kushtet aktuale për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite ishin më të këqija se kurrë.
Në kohën e arrestimit të tij, ushtria izraelite deklaroi se kishte prova që spitali al-Shifa nën menaxhimin e tij kishte shërbyer si një qendër komandimi dhe kontrolli i Hamasit. Hamasi dhe administrata e spitalit e mohuan këtë.
Një numër i ministrave dhe politikanëve izraelitë kanë denoncuar lirimin e tij. Ndërsa ai u lirua, mjeku Abu Salmiya pretendoi se personel mjekësor të arrestuar nga Izraeli kishin vdekur në burg nga torturat.
Në prill, Adnan al-Bursh – i cili ishte kreu i ortopedisë në spitalin al-Shifa – raportohet të ketë vdekur në paraburgim.
Mjeku Abu Salmiya tha gjithashtu se të burgosurit palestinezë po përballeshin me poshtërim verbal dhe fizik, si dhe me mungesë ushqimi dhe uji.
“Iu nënshtruam torturave të rënda dhe gishti i vogël im është thyer. Më goditwn vazhdimisht në kokë, duke më shkaktuar gjakderdhje shumë herë,” tha ai.
“Kishte tortura pothuajse të përditshme në burgjet izraelite. Kur u bastisën qelitë e të burgosurve, ata rriheshin ashpër çdo ditë.”
Akuza të ngjashme për keqtrajtim janë bërë nga disa prej mijëra palestinezëve të arrestuar që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit.
Shërbimi i burgut izraelit i tha BBC-së se nuk ishte në dijeni të pretendimeve të mjekut Abu Salmiya, por tha se të gjithë të burgosurit janë ndaluar sipas ligjit dhe të burgosurit kishin të drejtë të parashtronin një ankesë.
Në Izrael, disa ministra dhe politikanë kryesorë kanë shprehur zemërim për lirimin e doktor Abu Salmiya.
Ish-ministri i kabinetit të luftës, Benny Gantz, tha se qeveria që liroi të dyshuarit e akuzuar për strehimin e atyre që ishin përgjegjës për sulmin e udhëhequr nga Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, duhet të japë dorëheqjen.
Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka bërë thirrje që kreu i shërbimit të sigurisë së brendshme të Izraelit, Shin Bet, të shkarkohet.
Nga ana e saj, Shin Bet ka lëshuar një deklaratë duke thënë se mbipopullimi në burgjet izraelite po detyron lirimin e të burgosurve si Dr Abu Salmiya.
Ai shtoi se i plotësoi të gjitha kërkesat për lirim në lidhje me kërcënimin që mund të përbënte – por tha se do të hetonte vendimin për lirimin e tij.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës