Aplikacion
Përfundon kështu më herët aventura e gjyqtarit Danny Makkelie, në Euro 2024. Arbitri holandez është informuar nga UEFA se nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje në fazën finale të Kampionatit Evropian. Arsyeja? Polemikat e shumta kundër tij pas dy ndeshjeve të arbitruara në fazën e grupeve, Gjermani-Hungari dhe Itali-Kroaci.
Orët e fundit flitet se përzgjedhësi i arbitrave në UEFA, Rosetti ka larguar edhe arbitrin italian Guida. Po për këtë të fundit ndryshe nga gjyqari holandaz, largimi nga Euro 2024 nuk bëhet fjalë për të njëjtat arsye, por për faktin se duke qenë se Italia vijon rrugëtimin në evropian ende, prezenca e më shumë se 1 gjyqtari italian është e tepërt, duke qenë se për momentin vijon të jetë italiani Orsato.
Edhe gjyqtari polak Marciniak, që gjykoi gjysmëfinalen polemizuese Real Madrid-Bayern në Champions, duke i rënë bilbilit para se gjermanët të shënonin e barazonin, pritet ta lërë më herët kompeticionin, pas paraqitjes së dobët në fazën e grupeve. /ZOOM.AL/
Kush po gënjen për vrasjen e Martinit? Ministri dhe drejtuesi i Krimeve përplasen me njëri-tjetrin