Aplikacion
Mediat në Beograd raportojnë se një person i armatosur me hark dhe shtiza ka tentuar që të sulmojë këtë seli diplomatike. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një anëtar i xhandarmërisë serbe, i cili ka marrë plagë në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimeve, xhandari ka përdorur armën e tij për vetëmbrojtje, duke qëlluar dhe vrarë agresorin. Polici është transportuar për në urgjencën e Beogradit, ku është kryer dhe heqja e shigjetës nga qafa.
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ka vizituar efektivin e plagosur. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar motivet e këtij sulmi, teksa pista e parë mbetet ajo e terrorizmit, por hetimet janë ende në proces.
Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha se një person i panjohur ka plagosur një pjesëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën izraelite në Beograd. Ai tha se ky rast po trajtohet si akt terrorist.
“Zyra e Prokurorit Special ka marrë përsipër këtë rast”, tha Daçiç për gazetarët, teksa vizitoi në Qendrën e Emergjencës policin e plagosur. Paraprakisht, Ministria e Brendshme e Serbisë tha se rreth orës 11:00, një person i panjohur, ” identiteti i të cilit po përcaktohet, qëlloi me hark me shigjeta një anëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën e Izraelit, duke e goditur në qafë”.
Në njoftim u tha se pjesëtari i Xhandarmërisë M.J (1990) ka përdorur armën në vetëmbrojtje, duke qëlluar sulmuesin, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra. Ministria e Brendshme e Serbisë tha se polici i plagosur është transportuar në Qendrën Emergjente, ku do t’i nënshtrohet një operimi për të hequr shigjetën nga qafa.
“Të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme po hetohen”, tha Daçiç. Serbia ka mbajtur raporte të ngushta me Izraelin, shtet që po vazhdon operacionet ushtarake në Gazë, kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. /ZOOM.AL/
Goditi me thikë 41-vjeçarin, arrestohet autori me dy emra! Ishte fshehur në banesën e të vëllait