Aplikacion
Sipas Netanyahut, Irani e ka vetëm çështje kohe një plan të tillë. “Irani po na lufton në shtatë fronte: me Hamasin, Hezbollahun, Houthis, milicitë e Irakut dhe Sirisë”, theksoi Netanyahu.
Më tej, ai tha se Irani “dëshiron të përmbysë Jordanin: objektivi i tyre është një sulm i kombinuar tokësor në fronte të shumta, përveç lëshimit të raketave. Teherani është në rrugën e tij për të pushtuar të gjithë Lindjen e Mesme dhe Gadishullin Arabik”, tha shefi i qeverisë izraelite.
Reagimin e Netanyahut analistët e marrëdhënieve ndërkombëtare e shikojnë si një përpjekje për të justifikuar sulmin e Izraelit ndaj Libanit dhe Hezbollahut. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga shefi i forcave ajrore izraelite, i cili vuri në dukje se shumë shpejt Hamasi do të mposhtet dhe Izraeli do të duhet të përballet me Hezbollahun.
“Ne duhet të sulmojmë armikun në territorin e tij, kjo është zgjidhja përfundimtare”, theksoi shefi i forcave ajrore Tomer Bar. Sakaq, shërbimet e urgjencës palestineze kanë raportuar shtatë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në sulmet izraelite në Gazën qendrore pasditen e së enjtes.
Përshkallëzim i tensioneve është parë edhe në Jemen, aty ku militantët e Huthit kanë lëshuar raketa në drejtim të anijeve perëndimore në detin Arabik. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës