zoom

Lajme

Detaji pikant/ Italia dhe fati janë një, si shpëtuan të kaltrit nga eliminimi! Një gol mund ta…

Italia shpëtoi nga mrekullia e Zaccagni në minutën e… 98-të! Skuadra e Spalletit, nëse nuk do të realizonte atë gol në aksionin e fundit të ndeshjes, përballë Kroacisë me anë të sulmuesit të Lazios, sot do të ishte jashtë evropianit.

Kjo ka qenë analiza e mediave italiane, që pasi janë njohur me të 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën tjetër dhe kanë mësuar edhe renditjen përfundimtare të skuadrave të renditura në vendin e 3, kanë kuptuar se sa me fat ishin, duke qenë se goli i Zaccagnit, ishte goli që i dha kualifikimin për më tej.

Nëse Italia nuk do të barazonte, do të përfundonte në vendin e tretë në Grupin B dhe megjithëse shumëkush mund të mendonte se me 3 pikë Italia do të kualifikohej si një nga katër skuadrat më të mira të renditura në vendin e 3-të, verdikti final pas përfundimit të të gjitha sfidave në grupe, do të rezultonte fatal.

Kjo është renditja përfundimtare e vendeve të treta:

1. Holanda 4 pikë (4:4)

2. Gjeorgjia 4 pikë (4:4)

3. Sllovakia 4 pikë (3:3)

4. Sllovenia 3 pikë (2:2)

5. Hungaria 3 pikë (2:5)

6. Kroacia 2 pikë (3:6)

Nëse Italia nuk do të barazonte, do të përfundonte grupin me 3 pikë, me një golavarazh të përgjithshëm (2:3) ç’ka do të bënte që azzurrët të përfundonin jashtë Euro 2024. /ZOOM.AL/