Aplikacion
Persona të panjohur kanë hedhur bombën artizanale në drejtim të mjetit patrullues dhe pikës së vrojtimit në pikën e kontrollit.
Për pasojë automjeti ka marrë flakë dhe është është shkatërruar plotësisht. Në të njëjtën kohë ka mbetur i plagosur edhe një polic, i cili ishte në krye të detyrës.
Ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës, pasi kishte plagë në fytyrë dhe duar, por jashtë rrezikut për jetën.
Ndërhyrja e Zjarrfikësve ka qenë e nevojshme për shuarjen e zjarrit që ka rënë në automjet, ndërsa nga kontrollet e deritanishme në zonën e gjerë nuk janë arrestuar dhe as nuk janë identifikuar persona që mund të jenë lidhur me sulmin. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, teksa dyshohet se shkak është detyra e kryegjykatësit. /ZOOM.AL/