zoom

Aktualitet

“Kujdes keni gazetarë vërdallë”- Mjekja paralajmëron Emiljanon: Vijnë si pacientë! Kini mendje

Janë zbardhur përgjimet nga dosja hetimore për 7 mjekë të Onkologjikut, të cilët akuzohet se drejtonin tek privati pacientë me kancer të QSUT-së.

Një prej emrave në dosje, është edhe mjekia nën hetim Alketa Ymeri (Pere), e cila akuzohet se ka futur pacientë pa radhë në seancat e kimioterapisë.

“O land se doli biopsia. Ik thuaj pak doktoreshes ta futi tani, ta beje operacionin para dates 31. E ka Alketa njeriun e vete thuaj”, shprehet mjekia Alketa Ymeri në një nga bisedat.

Në një nga bisedat e bëra me koordinatorin e Onkologjikut, Emiljano Lela ajo i kërkon të ketë kujdes nga gazetarët.

“Keni gazetare verdalle me shume mundesi po xhirojne. Kini mendjen”, i shprehet mjekia, më pas e paralajmëron: “mund të vijnë edhe si pacientë”.

Pjesë nga dosja hetimore:

Alketa: O land se doli biopsia. Ik thuaj pak doktoreshes ta futi tani, ta beje operacionin para dates 31. E ka Alketa njeriun e vete thuaj

Ne oren daten 14/12/2023 ne 10:24 telefonon nr.069******** dhe I thote:

Emiljano: Po Keta.

Alketa: Keni gazetare verdalle me shume mundesi po xhirojne. Kini mendjen. Emiljano: Ok.

Ne daten 14/12/2023 ne oren 10:25 telefonon 069********* si më poshte:

Alketa: Mund te vijne dhe si paciente kini mendjen. Emiljano: Po, po.

Alketa: la the te tjerve?

Ne daten 12/12/2023 ne oren 10:55 telefonon nr.telefonit 068******** si me poshte:

Alketa: O afrim ca mungesash kemi ne me kimiot?

Afrimi: Momentalisht nuk kemi, po ja ti shoh dhe te them.

Alketa: Jo me duhet tani se kam doktoreshe Arjanen ketu.

Afrimi: Ja ti dergoj tani

Dhe ne po te njejten kohe I degron me sms:

Alketa vetem Mitoxantroni eshte mungese te tjerat jane per momentin

Në datën 27.12.2023 në orën 11:23 Alketa komunikon me numrin e telefonit 068********* ku i thotë si më poshtë vijon:

-Me mori Tonini, donte ato, a te kaloj ti marr, se i kerkojne nja dy qe nuk i ka, i ka te shitura, ka mungesa

-po nje e mora vet une

te shofim te tjerat qe ti marr ai

Në datën 26.12.2023 në orën 13:13 e merr në telefon nr. 067********* dhe i thotë:

Më kalo pak në Whatsapp. Alketa: Po.

Postime të lidhura