Aplikacion
Ai tha se nëse Fronti, ku bën pjesë edhe BDI e Ali Ahmetit, largohet nga tavolina e dialogut, Maqedonia e Veriut destabilizohet. Ai tha se të tjerët nuk mund të tallen me Frontin.
“Rruga mund të jetë ndryshe dhe në atë rrugën ndryshe ne largohemi prej tavolinës së Dialogut, mirëpo largimi jonë nënkupton edhe largimin nga përgjegjësia. Mos të mendojë VLEN-i se do të mund të tallen me Frontin apo me drejtuesin e dialogut të Frontit në bisedime.
Në momentin që ne largohemi prej tavolinës së bisedimeve dhe dialogut, Maqedonia e Veriut është në prag të destabilizimit politik dhe etnik”, tha Thaçi në emisionin “Pressing”.
“Por ne nuk mund të bëhemi pjesë e nje dialogu pafund, pa rezultat e fryte”, deklaroi kreu i PDSH. Qeveria e re maqedonase mori mandatimin dhe votat në Kuvend ditë më parë, teksa 6 ministra do jenë shqiptarë. /ZOOM.AL/