zoom

Aktualitet

Ambasadorja greke reagon për dënimin e Belerit nga Apeli: Vendim me pikëpyetje, prezumim pafajësie

Ambasadorja greke në vendin tonë ka reaguar menjëherë për mediat, pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, që la në fuqi vendimin për dënimin me dy vite burg për Fredi Belerin.

Përmes  një deklarate përpara ambienteve të SPAK, ambasadorja është shprehur se mbi të gjitha

“Beleri është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian, është shkelur prezumimi i pafajësisë”, tha ajo. Teksa u shpreh se është një kërkesë demokratike që euro deputetët të kenë mundësi të paraqiten personalisht për tu njohur me detaje të tjera.

“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngre pikëpyetje si paraburgimi i zotit Beleri, prezumimi i pafajësisë”, u shpreh ambasadorja greke gjatë deklaratës së saj. /ZOOM.AL/