Aplikacion
Blutë njoftojnë se ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton i dënuar nga gjykata turke me 10 vite e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
“Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave për të shtuara për përballimin e fluksit, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk: Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë”, bëri me dije policia vendore.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Turqi. /ZOOM.AL/
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë