zoom

Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në Sarandë, vdes polumbari

Prej shpërthimit të fortë që u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në afërsi të portit të Sarandës një person humbi jetën.

Policia njoftoi se një polumbar vdiq gjatë zhytjes në det sepse i shpërtheu bombola e oksigjenit.

Në gomone në momentin e ngjarjes ndodhej edhe shoku i tij, i cili e dërgoi në port.

Polumbari që humbi jetën nuk është identifikuar ende nga policia, ndërsa të paqarta mbeten edhe rrethanat e ngjarjes.