Aplikacion
Sfida që Kuqezinjtë do të luajnë me Spanjën është e fundit për fazën e grupeve dhe përcaktuese për rrugëtimin e mëtejshëm të Kombëtares në Euro 2024.
Momentalisht, Shqipëria dhe Kroacia ndajnë të njëjtin vend në grup me nga 1 pikë dhe nuk thuhet dot me siguri se cili ekip mund të kualifikohet në fazën tjetër.
UEFA ka bërë disa përllogaritje, që tregojnë sesi duhet të jenë rezultatet e ndeshjeve, që Shqipëria të kualifikohet.
Spanja kalon në raundin e 16-të si fituese e grupeve.
Italia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse shmang humbjen kundër Kroacisë. Italia nuk do të arrijë dot në fazën e 16-të nëse humbet dhe Shqipëria mund Spanjën.
Shqipëria do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Spanjën dhe Kroacia mund Italinë, duke siguruar që Shqipëria të përfundojë përpara Kroacisë në diferencën e përgjithshme të golave ose më pas golat e përgjithshëm të shënuar, ose më pas pikët disiplinore ose më pas renditjen e Kualifikuesve Evropian. Shqipëria nuk do të mund të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Kroacia mund Italinë.
Kroacia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Italinë dhe Shqipëria nuk mund Spanjën (nëse fiton edhe Shqipëria, Kroacia dhe Shqipëria do të ndahen në vendin e dytë dhe të tretë sipas kritereve të mësipërme). Kroacia nuk do të jetë në gjendje të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Shqipëria shmang humbjen.