Aplikacion
Në një vëzhgim të Zoom.al në kryqëzimet kryesore të Tiranës, asnjë semafor nuk është funksional duke krijuar kështu një trafik të mbingarkuar dhe vargje makinash që nuk lëvizin. Po ashtu, policia rrugore është pothuajse inekzistente në akset e kryeqytetit duke kontribuuar më shumë në rrëmujë.
Blackout-i i ndodhur rreth orës 12 të mesditës ka nxjerrë jashtë shërbimit të gjithë infrastrukturën energjetike të vendit dhe semaforët ende nuk janë kthyer në shërbim.
Një kolaps i këtij lloji tregon se Tirana ka “mbijetuar” për shkak të favorizimit nga faktorët gjeografikë.
View this post on Instagram