Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në qytetin e Vlorës ditën e sotme, me pasojë humbje jete.

Policia vendore konfirmoi se në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, shtetasja N. B., 76 vjeçe.

Paraprakisht mësohet se viktima vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor. Lartësia ka qenë e madhe dhe plagët e rënda sollën fatalitetin, pasi si pasojë ka humbur jetën dhe dërgimi në spital ka qenë i kotë.

“Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, thanë burime zyrtare, teksa pista kryesore mbetet flijimi për shkak të depresionit dhe sëmundja nga e cili vuante viktima. /ZOOM.AL/