Aplikacion
Qendra për Menaxhimin e Kriza (QMK), bëri me dije se në vend nuk ka asnjë shërbim të specializuar për kapjen dhe largimin e sigurt të gjarpërinjve.
Nga QKM thonë se më parë qytetarët ankoheshin se nuk kishin ku të drejtohen për mbrojtje nga gjarpërinjtë, ndërsa tani që u ofrohet ky shërbim nga persona që merren privatisht, ata ankohen se ky shërbim nuk është falas, raporton INA.
“Megjithatë, shumica e qytetarëve tregojnë mirëkuptim, duke e krahasuar me shërbimin me kontratë kur thërrasin një riparues në shtëpi”, thonë nga QKM, duke kujtuar se është sezona e zjarreve, andaj zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë për këtë lloj rastesh specifike dhe të rralla.
“Shfaqja më e shpeshtë e gjarpërinjve në zonat e banuara tregon se pushteti lokal, dhe sigurisht në një nivel më të lartë, institucionet e specializuara nga fusha veterinare, në kuadër të mundësive të tyre, është e dëshirueshme që në bashkëpunim me profesionistë të fushës veterinare të mundohen të ndihmojnë qytetarët dhe refuzimi nga zona të caktuara me mjete të ndryshme mjedisore kundër gjarpërinjve, si dhe me kapje të sigurt në raste të caktuara kur ndodhen në objekte të zonave të banuara”, thonë nga QKM.
Ata rekomandojnë që qytetarët të lëvizin me kujdes në natyrë. /ZOOM.AL/