Aplikacion
Ndërsa në të 76-ën shënoi autogol duke kaluar në avantazh kundërshtarët, dukej që sfida do të mbyllej kështu. Por “i urryeri” u kthye në hero duke shënuar golin e barazimit për Shqipërinë.
Ka pasur edhe reagime të shumta për futbollistin, pasi në minutën e 95, edhe si goli më i vonë i kompeticioneve, por edhe si një lojtar që bën gol dhe autogol si zëvendësues, ai ngriti peshë tifozërinë dhe u kthye në hero.
Por ja si ka reaguar vëllai i tij Jurgen Gjasula…
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka ndarë dy video të momentit të realizimit të golit për Kombëtaren teksa shpërthen në lot.
“Nuk kam fjalë, jam shumë krenar për ty vëllai im”, shkruan Jurgeni i cili dikur ka qenë mesfushor që ka luajtur prej vitesh në Gjermani por ka qenë grumbulluar edhe nga Kombëtarja shqiptare. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram