Aplikacion
I arrestuari është Armando Bushi, alias Armarido Rama. Aksioni u bë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, i koduar “Operacionalja 10”.
“I akuzuar nga Gjykata e Tiranës, për prodhim dhe shitje narkotikësh, kapet në Durrës dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 10”, lokalizoi në Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin: A. B. alias A. R., 24 vjeç, banues në Tiranë”, tha policia.
24-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia vendore. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet