zoom

Lajme

1 pikë me Kroacinë, çfarë i duhet Shqipërisë për t’u kualifikuar

Dy janë opsionet që do ta kualifikonin Shqipërinë në fazën e mëtejshme të Euro2024 pas barazimit me Kroacinë.

Një mrekulli ndaj Spanjës, me një fitore të mundshme të kuqezinjve ose ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia mposhtet në të dyja ndeshjet e radhës.

Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë.

Por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarzh më të keq se Shqipëria.