Aplikacion
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 17 deri 36°C
në zonat e ulëta 18 deri 38°C
në zonat bregdetare 21 deri 36°C