zoom

Lajme

Chiellini rrëfen makthin: Ishte shokuese me Shqipërinë, për pak sa nuk më ra të fikët…!

Pothuajse të gjithë italianët dhe veçanërisht ish-veteranët e kombëtares së kaltër, nuk i kanë besuar syve dhe u shtangën kur panë se skuadra e tyre kaloi në disavantazh ndeshjen e parë të Grupit B me Shqipërinë në vetëm 26 sekonda lojë, për shkak të perlës së Bajramit.

Giorgio Chiellini, ish mbrojtësi i Italisë, kampion Evrope 3 vite më parë, rikthehet të flasë për “azzurrët”, për paraqitjen e tyre në “Euro2024” dhe pritshmëritë në këtë Evropian që po zhvillohet në Gjermani:

“Mora frymë thellë pas fitores 2-1 kundër Shqipërisë, ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim këtë Evropian me 3 pikë. Fillimi i ndeshjes ishte shokues, po më bindin të fikët pas minutës së parë, por edhe në të 90-ën(qesh). Minutat e tjera ishin të mira, më dhanë një ndjesi pozitive dhe shpresëdhënëse për të ardhmen.

Unë pashë edhe Spanjë-Kroaci, nuk është më ai nivel i viteve më parë, edhe pse të dyja janë skuadra shumë të mira. Nuk ka më aq diferencë që t’i druhemi. Gjithsesi, tani mjafton vetëm një pikë për të kaluar më tej, nuk do të jetë e lehtë, por as e pamundur”, u shpreh Chiellini ndër të tjera. /ZOOM.AL/