Aplikacion
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës, por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente, të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.
Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s.