zoom

Lajme

VIDEO dhe FOTO/ Tifozët e Serbisë nuk vënë mend, djegin flamurin shqiptar në rrugë dhe duartrokasin

Ata janë gjithmonë më problematikët, teksa trazojnë jo vetëm politikën, por edhe botën e futbollit, duke dhënë shembullin më të keq edhe në sport.

Pas përleshjeve në rrugë dhe sulmit ndaj tifozërive të tjera si dhe thirrjeve në stadium “Kosova është Serbi!”, një grup tifozësh serbë në Gjermani kanë djegur edhe flamurin shqiptar.

Siç shihet edhe në këto pamje, ata i kanë vënë flakët flamurin shqiptar dhe më pas kanë duartrokitur.

Pas kësaj skene, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë. Edhe UEFA pritet të marrë masat ndaj tyre, bashkë me autoritetet Gjermane, duke i arrestuar, dëbuar apo dënuar edhe Federatën e Serbisë. /ZOOM.AL/