Aplikacion
Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur PD në 11 vitet e fundit, të cilat i quajti vite të vështira. Ai ka kërkuar bashkimin e PD, duke shtuar se e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD.
“Më kokën lart kemi disa muaj decizivë përpara për të bërë realitet fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme. Nëse vi sot dhe them që u mbyll problemi me vendimin PD dhe të mos besojnë përrallat me Rekurs e duhet t’ja shpjegoni ehe demokratëve që nuk na janë bashkuar ende, janë demokratë dhe kanë bërë të njëjtat sakrifica si ju. Dera është e hapur dhe ata e kanë vendin këtu. Bashkë me çdo qytetar të ndershëm, sepse sot e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD”, tha ai.
Edhe Belind Këlliçi i ka shtirë dorën e bashkimit kujtdo që është i pakënaqur nga kjo mazhorancë, ndërsa shtoi se personalisht nuk do të dëshironte që pjesë e PD të ishin dyshja Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha.
“E rithemeluam dhe luftuam për një pluralizëm që është fituar me gjak në kushte të jashtëzakonshme. Atë kapitull, nga dita e dhënies së vendimit ta konsiderojmë të mbyllur. Sot beteja është me Ramën dhe shpurën e tij. Nga Përmeti, t’i shtrijmë dorën kujdo që ka hatër mbetje dhe ka pasur divergjenca me ne, për t’u bërë bashkë. Nëse kemi një kundërshtar të përbashkët, duhet të jemi bashkë. Dyshen Alibasha nuk do të doja të vinin në PD, por këto janë qëndrimet e mia personale. Koha të mbyllin kapitullin dhe të vijojmë betejën”, tha ai. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë