zoom

Lajme

Pasi gjykata i hoqi vulën e PD, Basha ndryshon logon e partisë

Pas vendimit të Apelit për t’i hequr vulën e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të bëjë ndryshime në logon e grupimit politik që ai drejton.

Basha vazhdon ta quajë atë Partia Demokratike, por ka shtuar “DEMOKRATËT EUROATLANTIKË”.

Vendimi erdhi pas mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve.

Më herët, Lulzim Basha njoftoi se PD do të bëjë rekurs ndaj vendimit të Apelit, që e konsideron jo të ligjshëm.

Dhe, nëse deri në datën e zgjedhjeve parlamentare vitin tjetër nuk do të ketë vendim nga gjykata, Basha flet për një opsion të dytë për të krijuar një parti të re.