Aplikacion
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u shpreh në konferencën për mediat se Shqipëria do të luftojë për çdo pikë.
“Jam i lumtur që jam këtu. Çdo gjë ka qenë e vështirë, për mua është nder të jem këtu. Ne jemi në një grup të vështirë. Kam gati formacionin. Më vjen keq që kapiteni nuk ka luajtur në 2016. Gjimshiti ka mundësinë të jetë këtu. Me të vërtetë e meriton të jetë këtu.
E dimë që ka shqiptarë gjithandej. Për ne është përgjithësi e madhe që të përfaqësojmë këta njerëz. Në masën më të madhe, stadiumi do jetë kuqezi, kjo shton përgjegjësinë te ne.
Italia është top-skuadër. Ne do synojmë të dalim me pikë. E dijmë që ata kur të futen në fushë, do futen për fitore dhe natyrisht për të triumfuar në ktë kompeticion.
“E dimë se çfarë ndeshje na pret. Ne do shkojmë dhe do luftojmë për secilën pikë. Është një garë e vështirë, nuk është e lehtë. Çdo gjë mund të ndodhë, ne do provojmë.
Jemi përgatitur për këtë ndeshje, po e bëjmë diçka të tillë prej një jave. Kemi menduar për mënyrën sesi të luajmë. Duam të luajmë mirë, kjo është dëshira që kemi.
Lojtarët po më duken mirë në aspektin fizik.
Daku dhe Mitaj- Ai është lojtar mjaft i mirë. Ai dhe Mitaj mund të përmirësohen në Rusi. Ata mund të forcohen si lojtar të fuqishëm. Mitajn e du, e kam sjellë që kur ishte 19 vjeç. E di që mund të na ndihmojë” – tha ai.