Aplikacion
Tabaku shkruan se një profesionist i lirë do të taksohet deri në 50% të të ardhurave të tyre ndërkohë që bizneset e oligarkisë që kanë përfituar hotele me 5 yje dhe kanë monopolizuar tregun dhe ekonoinë shteti u fal taksat.
Deputetja e PD, tepër vokale në mbrojtujen e shtresës së mesme, risolli në mnejde që një taksim mbi Profesionet e Lira është pjesë e një sistemi të korruptuar që po zhvat paratë e punësuarve dhe takson punën më shumë se sa kapitalin.
Postimi i Tabakut:
“Më 18 qershor, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e dërguar nga Gruoi Parlamentar i PD dhe së paku 4 grupe të tjera interesi; Taksimin e Profesioneve të Lira.
Një taksim i pandershëm që vendoset në xhepat e 30 mijë profesionistëve të lirë. ndërsa një biznes.i madh taksohet me 15% një Profesionist i Lirë që ka shpenzuar vite për t’u rritur profesionalisht dhe për të ofruar një shërbim taksohet me letra deri në 23% por në realitet taksimi i tij shkon mes 30% deri në 50%.
Një hotel me 5 yje në mes të Tiranës, apo një rezort që ndërtohet në jug/veri paguan taksa të reduktuara ndërsa shërbimet që ofron i ka me 5% TVSH. Një profesionist i lirë që punon çdo ditë për të siguruar një kontratë pune do t’i duhet të paguajë deri në 50% taksa.
Sistemi i pandershëm dhe i korruptuar fiskal që ka vendosur qeveria socialiste promovon pandershmërinë ndërsa fal nga taksat një pakicë oligarkike që ka monopolizuar tregun ndërsa takson deri në 50% çdo sipërmarrës të lirë në fushën e profesioneve të lira.
Ky është një sistem i pandershëm dhe korrupt që duhet rrëzuar sepse është antikushtetues! Prandaj në 18 qershor duhet të jemi duke pritur së bashku një vendim qe4 duhet të na rikthejë në binarët e kushtetutës!”. /ZOOM.AL/